Foto: Albion Bytyqi
Integrimi
Greikoci festoi Ditën e Flamurit në Wettingen të Zvicrës
Me rastin e 103 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, të shtunën, më 28 nëntor 2015 „Shoqata Greikoci“ me seli në Kleindöttingen AG organizoi një program festiv në Restaurant “Winkelried” të Wettingen-it, në kantonin Aargau-Zvicër.
Në këtë manifestim morrën pjesë mbi 350 shqipëtarë nga të gjitha trevat,i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Zürich, Salih Sefa.
„Shoqata Greikoci“ në bashkëpunim me aktorin e mirënjohur, Adem Kicaj organizuan një program të pasur kulturo-artistik në të cilën morrën pjesë këngëtarë të njohur si: Naxhije Fejza, Emin Racaj, Isak Karaxha,dhe këngëtarët nga Greikoci që udhëtuan special për këtë manifestim: Naser Kicaj, Majlinda Kurtishaj, Fatmir & Hasan Kurtishaj.
Në shfaqjet teatrale për Besim Ndrecajn dhe Ismail Qemalin përformuan artistët si:Florim Kleqka, Ilmi Hajzeri, Doruntina Jahelezi dhe Adem Kicaj.
Shoqata Greikoci falëndëron të gjithë pjesëmarrsit, artistët, ansamblin „Trojet“ nga Winterthuri, grupin e vallëzimit „Rinia“ nga Spreitenbach-u, që e hijeshuan me valle tradicionale shqiptare këtë manifestim.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg















