Integrimi
5 vjet të platformës albinfo.ch
Platforma albinfo.ch ka mbushur pesë vite të punës së saj të frytshme. Sot ajo e shënon simbolikisht këtë jubile të vogël të një pune vëllimore dhe cilësore. Më shumë se si një portal lajmesh, si një emision televiziv apo si një revistë mujore, albinfo.ch për këto pesë vite është dëshmuar si një platformë gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër. Këtë e tregojnë edhe një numër i madh tryezash me tema preokupuese për shoqërinë zvicerane dhe që e prekin migracionin dhe komunitetin shqiptar, si një ndër më të mëdhenjtë në Zvicër. Si e tillë, platforma albinfo.ch ka luajtur dhe vazhdon të luajë rolin e urës lidhëse në mes të këtij komuniteti dhe shoqërisë zvicerane.
5 vite nuk janë mjaft për të bërë ndryshime thelbësore në pozitën e një komuniteti dhe as për të ndryshuar perceptimin për të në shoqërinë vendëse, por një pesëvjetor si ky, është një moment i duhur kur mund të ndalemi dhe të bëjmë bilance për të parë arritjet, realizimet po edhe vështirësitë, problemet e sfidat. Në secilin rast arritjet peshojnë mbi të tjerat. Për këtë kemi shumë dëshmi: albinfo.ch sot është një medium që citohet me të madhe në shtypin shqiptar dhe atë zviceran. Për temat që lidhen me diasporën, madje mund të quhet, burim i patejkalueshëm. Dhe kjo është vetëm njëra nga dëshmitë. Për të përmendur dhe radhitur të tjerat, nuk mjafton ky moment festiv.
albinfo.ch falenderon mbështetësit e saj, jo vetëm financiarë, pastaj lexuesit dhe miqtë tjerë ngado janë për besimin e ofruar. Sigurisht, pa përkrahjen dhe pëlqimin e të gjithë juve nuk do ta kishim një albinfo.ch të tillë çfarë e kemi.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













