Kultura
Si e kanë parë Shqipërinë dy artiste gjermane
Nga 19 nëntor deri më 19 dhjetor në Feldkirch të Austrisë qëndron e hapur ekspozita e artisteve gjermane Jutta Benzenberg dhe Kirsten Helfrich
“Wer reist den schon nach Albanien?” (Kush udhëton ju lutem shumë për në Shqipëri?) Këtë titull mban ekspozita e dy artisteve gjermane: Jutta Benzenberg dhe Kirsten Helfrich që kanë hapur në Feldkirch të Austrisë.
Në kuadrin e një projekti të këmbimit, artistja konceptuale Kirsten Helfrich në fillim të vitit 2015 kishte qëndruar dhjetë ditë si mysafire te fotografia gjermane që jeton në Shqipëri, Jutta Benzenberg. Të dyja artistet gjatë kësaj kohe u vunë në ndjekje të motiveve në varësi të kushteve dhe rrethhanave në vend: njëra, nga perspektiva e banores dhe njohëses së vendit dhe historisë së tij ndërsa tjera nga perspektiva e një mysafireje kureshtare, thuhet në njoftimin që galeria ka bërë rreth espozitës
Fotografja Benzenber, e cila merret me fotografi dokumentare kishte hyrë kështu në një dialog të gjallë me artisten që jeton në Austri, Kirsten Helfrich. Të dyja jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre të pejardhjes, por vendet që ato kanë zgjedhur të jetojnë, Austria dhe Shqipëria janë s`ka se si më të ndryshme.
Fotografja gjermane jeton dhe punon prej shumë vitesh në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Në fotografitë e saj ajo dokumenton shqiptarët e grupeve dhe shtesave të ndryshme ndërsa ia del që në tablotë e saj të shpërfaqë gjendjen shpirtërore të personave në fjalë.
Ndërsa artistja konceptuale gjermane Kirsten Helfrich jeton prej shumë vitesh në Austri dhe, në instalacionet e veta ajo merret, ashtu si dhe Benzenberg, me bërjen të dukshme të ndjesive dhe me temën e kalueshmërisë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë dhjetë ditëve që Kirsten ka kaluar në Tiranë, te Jutta – nga 18 deri 27 maj ti këtij viti – ajo i është “dorëzuar” qytetit dhe banorëve të tij.
Tirana ka një skenë kulturore interesante dhe në lulëzim. Njohja e kësaj skene dhe përgatitja e një këmbimi me Vorarlbergun (land austriak) është synimi i këtij projekti, punimet e të cilit po prezantohen në këtë ekspozitë.
Ekspozita është hapur më 20 nëntor dhe do të mbyllet më 20 dhjetor, në galerinë “Forum für aktuelle Kunst” në Feldkirch të Austrisë. Ajo mund të vizitohet: Të premteve nga ora 16-18, të shtunave 15-18, të dielave 10-12 dhe 15-18.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













