Kosova
A do të bojkotohen dyqanet edhe në Kosovë?
Drejtuesi i Shoqatës “Konsumatori” në Kosovë, Selatin Kaçaniku, ka paralajmëruar se mund të ketë bojkot të dyqaneve edhe në Kosovë.
Ai tha se deri më 10 shkurt do të duhet të deklarohen bizneset lidhur me çmimet.
“Deri me datën 9, odat ekonomike, bizneset qofshin ato prodhuese, shërbyese ose tregtare, shoqatat e në veçanti shoqata e shitje me shumicë dhe pakicë, të gjitha të reflektojnë deri me datën 10 shkurt dhe e kanë afatin që të prononcohen, që të deklarohen ose të paktën të ofrohen për bisedë. Nëse nuk do të ketë lëvizje deri me 10 shkurt, atëherë pas 10 shkurtit shihemi tek sheshi “Nëna Terezë”, te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe te sheshi “Zahir Pajaziti”, tha ai.
Nisma për bojkot, nisi në Kroaci më 24 janar, dhe është shpërndarë në Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, por konsumatorët vazhdimisht janë ankuar për çmimet e larta e pagat e pamjaftueshme./Koha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












