Lajme
A do të ketë Zvicra karburant të mjaftueshëm dimrin e ardhshëm?
Në funksion të pasigurive për furnizimin me benzinë të lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Këshilli Federal po merr masa për të siguruar sasi të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, veçanërisht pasi rreth gjysma e naftës së përdorur në Zvicër vjen nga Rusia, njofton albinfo.ch.
Zvicra nuk është pjesë e marrëveshjeve të solidaritetit brenda BE-së për furnizimin reciprok të benzinës në rast emergjence.
Ndër masat që po ndërmerren nga qeveria është lejimi i kompanive të ndryshme në sektorin e energjisë që të bëjnë blerje të përbashkëta dhe të marrin kapacitet shtesë magazinimi jashtë vendit, pasi Zvicra nuk ka kapacitete të mjaftueshme të stokut.
Për më tepër, autoritetet duan të përshpejtojnë prodhimin vendor të energjive të rinovueshme për të pakësuar varësinë e vendit nga nafta, benzina dhe energjia elektrike e importuar.
Zvicra tashmë e ka bërë këtë “por shumë pak është arritur në dhjetë vjetët e fundit”, sipas Simonetta Sommaruga, kreu i Ministrisë së Energjisë.
“Tani është thelbësore të përshpejtohet ritmi i tranzicionit”, tha ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












