Shqipëria
A do të ndalojë Shqipëria hyrjen e turistëve rusë?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përgjigjur në kërkesën e presidentit ukrainas Zelensky i cili gjatë një fjalimi në Parlamentin e Shqipërisë kërkoi nga Shqipëria që të mos lejojë hyrjen e turistëve rus
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në fjalën e tij drejtuar dje Parlamentit kërkoi që Shqipëria të mbyllte portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë. Rama tha se vendimet e Shqipërisë janë gjithmonë në një linjë me ato të Bashkimit Evropian.
“Nuk ka vendim të linjëzuar të BE-së dhe për sa kohë që nuk ka, vazhdojmë në të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Është e thjeshtë: nëse do të ketë vendim të linjëzuar nga BE-ja, ne do të bashkohemi me të”, deklaroi Rama. Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Rama njoftoi se kanë nisur bisedimet me palët zyrtare në Kuvend, për një kandidaturë me konsensus.
“Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama./A2
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











