Kosova
A do t’i hapë Kosova kufijtë më 1 qershor
Pas 1 qershorit, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave në Kosovë, pritet që të vendoset për hapjen ose jo të kufijve tokësorë dhe Aeroportit.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se hapja e kufijve varet nga situata dhe përhapja e pandemisë COVID-19.
“Rihapja e kufijve pritet të bëhet në fazën e tretë, por varet nga situata e pandemisë COVID19. Po ashtu hapja e kufijve do të bëhet në koordinim edhe me shtetet e rajonit”, kanë thënë nga MSH-ja për Insajderi, përcjell albinfo.ch.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vita, ditë më parë tha se rihapja e kufijve do të bëhet në koordinim me shtetet e tjera si dhe qytetarët do të njoftohet me kohë.
“Po mendoj që në fund të kësaj faze, apo në fillim të fazës tjetër nuk do të varet veç nga ne, por edhe nga shtetet e tjera, të rajonit dhe më gjerë. Përmes mediave qytetarët do të njoftohen me kohë për hapjen e kufijve”, kishte deklaruar Vitia.
Shtete e zonës Shengen pritet që rihapjen e kufijve ta bëjnë nga data 15 qershor, ndërsa shtetet fqinje Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, pritet që nga 1 qershor t’i hapin kufijtë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













