Koronavirusi: çast pas çasti
A fituan vendet që nuk raportuan asnjë person me COVID 19?
Coronavirusi është shtrirë në pothuajse çdo shtet të botës – përveç dhjetë prej tyre. Pra, çfarë bëjnë ata tani?
Hoteli Palau u hap në vitin 1982, para turizmit masiv, por që nga ajo kohë, ky komb i vogël, i rrethuar nga Oqeani Paqësor, ka pasur një bum ekonomik.
Në vitin 2019, 90 mijë turistë erdhën në Palau, pesë herë më shumë se popullsia e përgjithshme. Në vitin 2017, treguan shifrat e FMN-së, turizmi përbënte 40 për qind të GDP-së së vendit.
Por kjo ishte para pandemisë globale të quajtur COVID-19, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Kufijtë e Palaus janë mbyllur, në të vërtetë, që nga fundi i marsit. Është një nga dhjetë vendet e vetme në botë pa asnjë rast të konfirmuar (duke llogaritur vetëm vendet që janë anëtare të plota të Kombeve të Bashkuara dhe përjashtuar Korenë e Veriut dhe Turkmenistanin).
Megjithatë, pa infektuar një person të vetëm, virusi ka shkatërruar vendin.
Hoteli Palau është mbyllur që nga muaji mars dhe nuk është i vetmi. Restorantet janë bosh, dyqanet e suvenireve janë mbyllur, dhe të ftuarit e vetëm të hotelit po kthejnë banorët në karantinë.
Në shkallë kombëtare, vendi pritet të humb më shumë se 700 vende pune shkaku i virusit, rënia më e madhe që nga viti 1997. Prej tyre, 258 do të jenë në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve.
Por vetë-izolimi ndikon më shumë sesa turizmi – dhe Ishujt Marshall janë shumë më pak të varur nga pushuesit sesa Palau. Një problem më i madh është industria e peshkimit.
Për ta mbajtur vendin pa COVID-19, anijet që kanë qenë në vendet e infektuara u ndalohet të hyjnë në portet e vendit. Varka të tjera, përfshirë depozitat e karburantit dhe anijet e kontejnerëve, duhet të kalojnë 14 ditë në det para se të hyjnë. Licencat e peshkimit nuk janë shitur, dhe fluturimet e ngarkesave janë shkurtuar.
Me pak fjalë, ju mund ta mbani virusin jashtë, por nuk mund ta mposhtni. COVID-19 ju merr në një mënyrë ose në tjetrën.
Vendet pa raste të regjistruara me coronavirus:
Palau
Mikronezi
Ishujt Marshall
Naureu
Kiribati
Ishujt Solomon
Tuvalu
Samoa
Vanuatu
Tonga
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Samiti i katërt i Diasporës, ku Presidenti i Republikës, Bajram... -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?














