Qatar 2022
A ishte ndeshja Argjentinë-Francë finalja më e mirë në histori?

Dje kemi parë një finale të jashtëzakonshme, me 6 gola në total, 120 minuta lojë dhe godtije të penalltive, ku në fund Argjentina dhe Messi kurorëzohen si kampionë bote, përcjell albinfo.ch.
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, përmblodhi atë që shumica mendonin për këtë finale, e cila u cilësua si një nga më të bukurat në historinë e Kupës së botës.
Kjo finale kishte gjithçka. Superyjet Leo Messi dhe Kylian Mbappe, të cilët duelojnë kokë më kokë për të marrë timonin e skuadrës së tyre dhe për të tentuar kurorëzimin. Kishte gola dhe balancim rezultati të mahnitshëm dhe goditje të penalltive, të cilat ndaluan frymën e shumë tifozëve në mbarë botën.
Rrjetet sociale shpërthyen, yjet e sportit dhe një popull i tërë u fiksuan me këtë ndeshje dhe ata në stadiumin Lusail u mahnitën duke e parë nga afër këtë finale.
“Nuk mund ta imagjinoja që do të ndodhte, ku shihni dy skuadra të shkëlqyera që luftojnë pa bërë hapa pas. Dy yjet e secilës skuadër, të cilët shënojnë njëri pas tjetrit”, u shpreh Ferdinand për “BBC”.
Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, shtoi: “Ne jemi pa frymë, ishte thjesht një finale e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe nuk mendoj se do ta shoh më kurrë diçka të tillë. Ishte tronditëse.”
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se ishte i qetë më pas, por nuk mund ta mohonte gëzimin e tij.
“Ndeshja ishte krejtësisht e çmendur. E di që kemi pasur një ndeshje të mirë, mund të kishim fituar në 90 minutat e para. Kam përjetuar emocionet më të mëdha të jetës time. Gjëja më e rëndësishme është se ne e arritëm këtë gjë”, u shpreh Scaloni.
Si u zhvillua kjo finale përrallore
Minuta 23- Argjentina 1-0 Franca, Messi shënon me penallti
Minuta 36- Argjentina 2-0 Franca, Di Maria dyfishon epërsinë e Argjentinës
Minuta 80- Argjentina 2-1 Franca, Mbappe përgjigjet me penallti
Minuta 81- Argjentina 2-2 Franca, Mbappe barazon me një godtije fluturimthi
Minuta 108- Argjentina 3-2 Franca, Messi rikthen epërsinë
Minuta 118- Argjentina 3-3 Franca, Mbappe shënon hat-trick nga penalltia
Pjesa më e madhe e fokusit ishte te Messi dhe Mbappe në fillim, pasi të dy ishin të barabartë në garën për Këpucën e Artë dhe shiheshin si superyjet për të udhëhequr ekipet e tyre drejt lavdisë.
Mbappe në pjesën e parë ishte thjesht një hije, pasi Argjentina dominoi totalisht. Kontributi i parë i Messit erdhi në minutën e 23-të kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të kaluar Argjentinën në Avantazh dhe Di Maria dyfishoi shifrat 13 minuta më vonë.
Franca ishte e humbur, Mbappe nuk kishte qenë në zonën kundërshtare dhe kishte më pak prekje nga çdo lojtar tjetër pas gjysmë ore. Deschamps bëri dy zëvendësime të hershme në pjesën e parë, ku u largua Giroud dhe Dembele për t’i lënë vendin Muani dhe Thuram.
Në pjesën e dytë, afërsisht që nga minuta e 67-të, Franca zgjohet. Muani rrëzohet nga një ndërhyrje e Otamendit brenda zonës dhe Mbappe e realizon në gol. “Gjelat” nuk u ndalën, Mbappe shënon të dytin pas pak sekondave duke barazuar shifrat me një gol fantastik.
Filluan shtesat, dhe në minutën e 108-të, Messi shënon golin e avantazhit. Mbappe nuk u dorëzua, pasi në minutën e 118-të shënon golin e barazimit dhe hat-trickun e tij personal, duke e bërë atë lojtarin e dytë, pas Geoff Hurst të Anglisë në 1966, që shënoi tre gola në një finale të Kupës së Botës.
Argjentina më në fund mori trofeun për herë të parë që nga viti 1986, pasi Martinez priti goditjen e Coman dhe Tchouameni humbi mundësinë e tij duke goditur jashtë.
E-Diaspora
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023 22 tetori është dita e fundit kur ata që nuk kanë ushtruar të drejtën e votës...
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
90 deputetë mbrojnë interesat në sektorin e shëndetësisë Pas njoftimit të së martës për një rritje të primeve të sigurimeve shëndetësore, mediat zvicerane i...
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Katër rregulla të reja që tashmë duhet të dini
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Kantonet zvicerane duan të mbajnë kontrollin e spitaleve