Lajme
A janë të detyrueshme pushimet e drekës për punonjësit në Zvicër?
Ligjet e punës të Zvicrës parashtrojnë rregulla të ndryshme që synojnë të mbrojnë punonjësit. Por, a është mes tyre një pushim i detyrueshëm dreke?
Kushdo që jeton në Zvicër e di se shumë zyra, dyqane dhe biznese në përgjithësi mbyllen midis mesditës dhe orës 13:30 për të lejuar punonjësit e tyre të hanë drekën. (Por, ndryshe nga rasti në disa vende të tjera, të rriturit zviceranë zakonisht nuk kanë një pushim, përcjell albinfo.ch.
A është i detyrueshëm ky pushim i drekës prej një orë e gjysmë apo thjesht një zakon?
Të dyja, në fakt.
Ligji kërkon që punëdhënësit të caktojnë pushime për punonjësit, në varësi të numrit të orëve të punës në ditë:
15 minuta nëse punoni pesë orë e gjysmë në ditë
30 minuta nëse punoni më shumë se shtatë orë në ditë
Një orë nëse punoni më shumë se nëntë orë në ditë (në këtë rast mund të bëni më shumë se një pushim).
Dhe pushimet nuk konsiderohen kohë pune, ndaj nuk shpërblehen.
Duke qenë se një punonjës tipik me kohë të plotë në Zvicër punon tetë orë në ditë (ose më shumë, në varësi të sektorit), rrjedh se ata kanë të drejtë për një pushim dreke prej 30 minutash.
Megjithatë, shumica e kompanive në Zvicër do t’u japin punëtorëve të tyre të paktën një orë apo edhe 90 minuta për drekë pauzë– megjithatë kjo është më shumë çështje kulturore sesa ligj i rreptë.
A është e detyrueshme pushimi i drekës?
Ligji nuk thotë në mënyrë specifike që duhet të shkoni në shtëpi ose në një restorant për të ngrënë, por nga ana tjetër, ai gjithashtu thotë se nuk ju lejohet të anashkaloni drekën dhe pushimet e tjera, “sepse kjo mund të çojë në gabime pune”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër











