Lajme

A ka shpresë për një zgjidhje diplomatike për Ukrainën?

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe pas përfundimit të telefonatës së tyre, kanë deklaruar se ka ende shpresë për një zgjidhje diplomatike në Ukrainë.

Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që marrëveshja ishte ende e mundur pavarësisht një mori paralajmërimesh për një pushtim rus.
Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufi.

Britanikja “The Guardian” shkroi më herët se, Britania dhe SHBA-të besojnë se Rusia ka mbledhur një ushtri të mjaftueshme për të pushtuar Ukrainën – kjo pasi grumbulloi më shumë se 135 mijë trupa rreth kufijve të saj.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha gjatë fundjavës se ai besonte se një sulm ishte “shumë i mundshëm”.

Të dyja vendet perëndimore kanë bërë një sërë paralajmërimesh rreth synimeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se Kremlin-i po planifikon operacione të “flamurit të rremë” (shërbimi i inteligjencës amerikanë tha kohë më parë se rusët po montojnë një video false të një sulmi ukrainas).

Kjo si një pretekst për pushtim.
Gjithashtu mendohet se një grup prej pesë ish-politikanësh kryesisht ukrainas janë rekrutuar për tu marrë pjesë në një grusht shteti.
Rusia mohon se ka ndonjë plan për të sulmuar fqinjin e saj jugor dhe i ka quajtur paralajmërimet perëndimore “histeri”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjithashtu ka kërkuar të zvogëlojë mundësinë e një pushtimi.

Ekziston gjithashtu skepticizëm në Ukrainë se do të ishte e mundur të instalohej ndonjë lidership pro-rus në Kiev dhe qytetet e tjera të mëdha të tij.

Por burimet perëndimore kanë frikë se presidenti Vladimir Putin nuk e ka vlerësuar thellësinë e opinionit në Ukrainë.
Një plan i ngjashëm me shumë hapa u përmend edhe nga tabloidi gjerman Bild në fillim të këtij muaji.

Agjencia e inteligjencës e Ukrainës (SBU) dhe të tjera kanë ekspozuar në mënyrë të përsëritur prova të ndërhyrjes së FSB-së në vend që nga fillimi i luftës me Rusinë në vitin 2014.
Në fund të vitit të kaluar, SBU tha se kishte zbuluar një komplot për të kontrabanduar eksplozivë në vend nga Krimea e pushtuar nga Rusia.