Lajme

A mund të mandatojë Zvicra rregullin ‘2G’ nga sot?

Nisur nga përkeqësimi i situatës epidemiologjike në vend, Këshilli Federal mblidhet sot për të diskutuar vendosjen e masave më të ashpra për koronavirusin, transmeton albinfo.ch.

Ndër kufizimet e reja për t’u debatuar, sipas mediave zvicerane, është rregulli ‘2G’, që nënkupton lejimin e aksesit në ambientet e brendshme vetëm për ata që janë vaksinuar ose shëruar, duke përjashtuar personat e testuar.

Politikanët zviceranë dhe ekspertët e shëndetësisë kanë diskutuar opsionin 2G si një mënyrë për të parandaluar mbipopullimin e njësive të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane.