Lajme
A mund të ndalohen udhëtimet për ata që refuzojnë vaksinën?
Një ekspert zviceran i shëndetësisë thotë se njerëzit që heqin dorë nga vaksina Covid-19 sapo të vihet në dispozicion nuk duhet të lejohen të largohen nga Zvicra. A mund të zbatohet kjo masë?
“Udhëtimet jashtë vendit duhet të lejohen vetëm për njerëzit që janë të vaksinuar ose që mund të paraqesin një test aktual negativ para çdo udhëtimi”, tha Andreas Widmer, një anëtar i Shoqatës së Ekspertëve në Sëmundjet Infektive dhe Higjenën e Spitalit në një intervistë me Tages-Anzeiger, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se “vaksinimi është një shprehje e solidaritetit me shoqërinë”.
Komenti i Widmer ishte një përgjigje ndaj rezultateve të një sondazhi të fundit të kryer nga transmetuesi publik RTS, i cili zbuloi se vetëm 16 për qind e të anketuarve do të ishin të gatshëm të vaksinoheshin menjëherë pasi një vaksinë kundër Covid-19 të miratohet në Zvicër. Por, a mundet që të pa vaksinuarit të ndalohet të udhëtojë jashtë?
Akti i Zvicrës për Epidemitë autorizon qeverinë të bëjë të detyrueshme vaksinimet për grupe të caktuara njerëzish që punojnë në një sektor të caktuar, siç janë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët, puna e të cilëve i sjell ata në kontakt të ngushtë me publikun. Sidoqoftë, ligji zviceran nuk i lejon autoritetet të detyrojnë dikë të vaksinohet kundër vullnetit të tyre. Pra, nëse nuk krijohet një kërkesë e re ligjore, nuk ka gjasa që sugjerimi i Widmer të mund të zbatohet, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën Kalorëse të Republikës Franceze Pianistja franko-shqiptare Maniola Camuset-Trebicka nderohet me Urdhrin e Meritës së Republikës Franceze... -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












