Të tjera
A po dështon ‘Open Ballkan’ në aspektin ekonomik?
“Ballkani i Hapur”, nisma rajonale Tiranë-Beograd-Shkup, nuk po prodhon efektet e pritura, së paku në aspektin ekonomik.
Dy vjet pas “Mini-Schengenit” të firmosur në tetor të vitit 2019, muaj pas “Ballkanit të Hapur” të pagëzuar në korrik të këtij viti e një ditë para mbledhjes në Tiranë së udhëheqësve politikë të tri shteteve, iniciativa nuk ka nxitur shkëmbimet tregtare mes vendeve.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, të dhënat në 11 muajt e këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbetur në nivele të njëjta edhe me periudhën e para firmosjes së nismës.
Ndryshimi i vetëm është se Shqipëria ka thelluar deficitin tregtar me dy shtetet fqinje, duke u paraqitur inferiore si me Serbinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Çalimi në funksionimin e “Ballkanit të Hapur”, studiuesi i ekonomisë, Zef Preçi, i shpjegon duke paralelizuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.
Lehtësimi në proceduarat e importeve dhe eksporteve; lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim; tregu i përbashkët për 12 milionë banorët e tri vendeve; heqja e kontrolleve në pikat kufitare apo bashkëpunimi në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore janë disa prej marrëveshjeve të firmosura në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, të cilave pritet t’iu shtohen të tjera firma më 20 dhe 21 dhjetor.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













