Të tjera
A po i përgjigjen shqiptarët e Luginës procesit të regjistrimit?
Nga data 1 tetor ka nisur në Serbi regjistrimi i popullsisë, proces që do të vazhdojë deri në datën 31 tetor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se regjistrimi i shqiptarëve në komunën e tyre është duke vazhduar pa probleme.
“Regjistrimi në komunën tonë është duke vazhduar pa probleme, pa incidente, me një interesim nga qytetarët tanë, sidomos dhe nga qytetarët që janë dhe nga jashtë vendit që nuk ngurojnë të marrin pjesë në regjistrim. Formulari është i thjeshtë.”- tha ai.
Arifi tha se më pak regjistrues shqiptarë ka në komunën e Bujanocit.
“Në Komunën e Bujanocit, ka një numër më të vogël të regjistruesve shqiptarë. Kemi frikë që regjistruesit setbë në Medvegjë dhe Bujanoc kanë mundësi që të kalojnë në një shtëpi tjetër pa regjistruar”, thekson Arifi.
Sipas tij, prezenca fizike në këtë rast nuk është e patjetërsueshme, ndërsa deklaroi se e rëndësishme është që shqiptari të ketë numër personal.
Ndër të tjera, ai deklaroi se kësaj radhe mund të regjistrohen dhe ata që kanë dy nënshtetësi.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












