Kosova
AAK mbështet Hotin për kryeministër
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasditen e sotme është takuar me mandatarin për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Nga aty, Haradinaj shprehu mbështetjen për një qeveri të udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, teksa shtoi se Kosova do të ketë ekzekutivin e ri brenda një jave.
Ai ka bërë të ditur se nuk është diskutuar ende për ndarjen e ministrive, por në këto poste tha se do të dërgohen persona profesionistë.
“Do të çojmë ekspertë, njerëz që kanë ekspertizë, ndryshe thënë, teknokrat politik. Në këtë rast, njerëz që dinë t’i kryejnë ato punë dhe që kanë aftësi menaxheriale”, tha ai.
Sipas tij, procedura për formimin e qeverisë së re nuk do të marrë shumë kohë. “Kjo mund të ndodhë për disa ditë, nuk mund të zgjasë me javë. Mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, tha ai.
Krahas kësaj, Haradinaj tha se ka qenë e nevojshme formimi i një qeveri në këtë periudhë pandemie. “I dhashë besimin që edhe AAK i jep përkrahje një qeverie në këtë kohë të krizës pandemisë sa më shpejt një qeverie të udhëhequr nga Hoti”, tha ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












