Kosova
Abazoviq tregon se çka e bashkon me Kurtin
Ai thotë se të përbashkët me kryeministrin Kurti e kanë edhe luftimin e korrupsionit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se ka respekt për të.
Ai në një intervistë në ‘Pressing’ në T7 tha se raportet e Malit të Zi me Qeverinë e Kosovës janë shumë të mira.
Madje ai thotë se pret që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt.
“Ndoshta i kemi politikat pak më ndryshe, politika jeme është më e frymëzuar në mënyrë evropiane. Unë nuk them se politika e Kurtit nuk është e frymëzuar në atë drejtim. Por çështjet në Kosovë nuk janë si në Mal të Zi, dhe besoj që kjo ka ndikuar shumë në përcepsionin e politikës. Kam një respekt për Albin Kurti, dhe më vjen mirë që dikush nga trevat tona ka arritur kaq sukses. Raportet me Qeverinë e Kosovës i kemi shumë të mira, pres shumë shpejt të vizitojë edhe Prishtinën dhe besoj që edhe ata do të na japin një frymë shumë të re”, tha Abazoviq, përcjell Albinfo.ch.
Ai thotë se të përbashkët me kryeministrin Kurti e kanë edhe luftimin e korrupsionit.
“Përveç që jemi nga një trevë e përbashkët, e kemi të përbashkët edhe luftën ndaj korrupsionit. Mendoj se edhe me retorikë edhe me mesazhe dhe me vepra jena shumë të barabartë”, shtoi Abazoviq.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











