Lajme
Abrashi, i kënaqur me vazhdimin e kontratës te Freiburgu
Amir Abrashi ishte bashkuar me skuadrën gjermane Freiburg në verën e vitit 2015. Pas pesë vjetëve të kaluara tek klubi gjerman, Abrashi ka vazhduar kontratën, por që detajet e saj nuk janë bërë publike nga klubi.
Abrashi ndihet shumë i lumtur te klubi gjerman, ndërsa ka folur edhe rreth vazhdimit të kontratës.
“Klubi dhe ambienti këtu janë thjesht fantastik, jam shumë i lidhur me Freiburg”, tha Abrashi.
Në këto pesë vjet te Freiburgu, Abrashi ka zhvilluar 91 ndeshje, duke shënuar katër gola e duke bërë dy asistime.
Kujtojmë që reprezentuesi shqiptar për më shumë se një vit kishte mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamenteve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie Të përllogaritura për shitjet dhe efektet e festave, shitjet kanë rënë me 0.1 për qind nominalisht... -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës















