Lajme
Adem Jashari dhe UÇK në sheshin më të madh në botë Times Square
Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikes për ditën e pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Për nder të 15 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square NY. Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falenderon SHBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.
Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.
Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë. “Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva.
VIDEO – https://www.facebook.com/watch/?v=588723679493460
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë Vaji i lulediellit është shumë më i shtrenjtë se sa ishte në kulmin e mungesës globale...
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
As gjysma e trenave të Deutsche Bahn nuk mbërritën në Bazel në kohë më 2023