Kosova
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Nga USAID më shumë fonde ka marrë Kosova 537 milionë, pason Bosnja 402 milionë, Maqedonia e Veriut 290 milionë, Serbia 209 milionë, Shqipëria 189 milionë dhe Mali i Zi 77 milionë.

“Të premten, më 7 shkurt, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar.
Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10.000 persona. Rreth dy të tretat e stafit shërben jashtë vendit, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS). Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale.
USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.
Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID, sipas të cilave Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.
Në Maqedoni të Veriut OJQ- të kanë marrë 290 milionë dollarë për 4 vite.
Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë.
Nga USAID më shumë fonde ka marrë Kosova 537 milionë, pason Bosnja 402 milionë, Maqedonia e Veriut 290 milionë, Serbia 209 milionë, Shqipëria 189 milionë dhe Mali i Zi 77 milionë.
E-Diaspora
-
529 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë anuluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç...
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
“Mos t’i harrojmë arbëreshët” – Historia e një misioni dashurie për atdheun
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
-
Mirela Kuka, profesoreshë e Patologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane zbulojnë një operacion të madh kontrabande ari Doganierët zviceranë kanë zbuluar një operacion kontrabande ari prej shumë milionë frangash mes Italisë dhe Zvicrës....
-
Zvicra do të “shtrëngojë” gjobat e parkimit të papaguara të vizitorëve të huaj
-
A luan një rol kyç komuna juaj zvicerane në aplikimin tuaj për shtetësi?
-
Çfarë ndryshimesh mund të prisni në Cyrih këtë vit?
-
Buxheti i Zvicrës është më i balancuar nga sa mendohej fillimisht