Lajme
Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord të ri
Vetëm gjatë muajit gusht, në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar mbi 300 mijë udhëtarë, ndërsa janë realizuar 2,212 fluturime.
Kështu ka njoftuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni, i cili ka thënë se në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16%, e në udhëtarë 10%, transmetojnë mediat kosovare.
“Shifra prej mbi 300 mijë udhëtarëve paraqet rekordin e aeroportit sa i takon numrit të udhëtarëve të shërbyer në interval kohor brenda një muaji kalendarik, gjithashtu numri prej më shumë se 2 200 fluturimesh është numri më i madh i fluturimeve të realizuara ndonjëherë për një muaj.
“Faleminderit shfrytëzuesve të aeroportit, u jemi mirënjohës për besimin në shërbimet tona”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











