Lajme
Aeroporti i Bazelit, me detyrim për mbajtjen e maskave mbrojtëse
Aeroporti Basel-Mulhouse është në një situatë të veçantë: ai duhet të përmbushë kërkesat e autoriteteve shëndetësore zvicerane dhe franceze
Aeroporti Basel-Mulhouse-Freiburg, që njihet edhe si Euroairport, u shërben tri shteteve: Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë.) Ky aeroport, i pari ka vendosur një masë që mund të quhet drastike për kushtet e Zvicrës: detyrimin e mbajtjes së maskës mbrojtëse për të gjithë, si punonjësit ashtu dhe pasagjerët, shkruan albinfo.ch.
Aeroportet janë duke u përgatitur për të rifilluar fluturimet e pasagjerëve. Ata që udhëtojnë përmes Euroairport në Mulhouse do të duhet të vendosin një maskë mbrojtëse në të ardhmen, thonë autoritetet e aeroportit, raporton srf.ch.
Detyrimi për vënie maske është prezantuar si masë për të siguruar sigurinë e pasagjerëve dhe të të punësuarve, transmeton albinfo.ch. Aeroporti po merr gjithashtu një numër masash të tjera në këtë drejtim. Ndër to përfshihet respektimi i rreptë i distancës minimale sociale dhe i rregullave tjera të zbatueshme të higjienës, thuhet në mesazh.
Aeroporti Basel-Mulhouse është në një situatë të veçantë: ai duhet të përmbushë kërkesat e autoriteteve shëndetësore zvicerane dhe franceze.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë














