Lajme
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë
Raportohet se trafiku ajror global ka 8.5 miliardë pasagjerë çdo vit dhe pastërtia e aeroportit është një nga aspektet më të rëndësishme për pasagjerët, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, web-faqja britanike e renditjes dhe vlerësimit të aviacionit, Skytrax, ka publikuar një listë të aeroporteve më të pastra në botë.
Në listë është vetëm një aeroport evropian, pikërisht aeroporti zviceran i Cyrihut, i cili pozicionohet në vendin e 10-të.
Në vend të parë është aeroporti Haneda i Tokios.
Skytrax vlerësoi pastërtinë e dyshemeve, ulëseve, tualeteve dhe sipërfaqeve të tjera.
“Pas pandemisë COVID-19, standardet e pastërtisë së aeroportit janë bërë shumë më të rëndësishme për klientët”, thotë Skytrax.
“Aeroportet që mbajnë këto standarde më të larta shquhen për rezultatet më të mira të pastërtisë në aeroporte”, shtoi kompania britanike.
Në Amerikën e Veriut më së miri renditet ai i Vancouverit në Kanada, ndërsa në Amerikën e Jugut vlerësohet Quito i Ekuadorit.
Në Afrikë, Cape Town zuri vendin e parë, Brisbane fitoi për rajonin Australi/Paqësor.
Renditja e dhjetë aeroporteve më të pastra në botë duket kështu:
Haneda (Japonia)
Changi (Singapori)
Doha Hamad (Katari)
Centrair Nagoya (Japonia)
Narita (Japonia)
Kansai (Japonia)
Hong Kong
Taoyuan (Tajvan)
Cyrih (Zvicra)
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











