Lajme
Aeroporti i Frankfurtit, i paralizuar shkaku i COVID-19
Frankfurti është nyja më e rëndësishme për qarkullimin ajror të Gjermanisë
Meqenëse kriza e Coronës ka pasoja të drejtpërdrejta, kjo ka ndikuar edhe në Aeroportin e Frankfurtit, ndër më të mëdhenjtë në botë. Një shifër e bën të qartë këtë: 95% rënie të numrit të pasagjerëve shënon ky aeroport.
Duke qenë se Frankfurti është nyja më e rëndësishme për qarkullimin ajror të Gjermanisë – në këtë qytet ndodhet aeroporti më i madh i vendit. Por tani, si në të gjithë Gjermaninë, edhe aty gati nuk lëviz asgjë.
Javën e kaluar Fraport bëri të ditur se në këtë aeroport kanë mbërritur vetëm 66.151 pasagjerë, vetëm 5% e shifrës që normalisht qarkullon nëpër këtë aeroport, një rënie prej 95% e numrit të tyre. Vitin e kaluar kaluan nëpër këtë aeroport më shumë se 70 milionë pasagjerë. Kurse vëllimi i transportit të mallrave ka rënë me 25%, në 32.904 tonë, shkruan DW.
Koha përdoret për rikonstruktim
Duhet theksuar se Aeroporti i Frankfurtit po e përdor rënien e fortë të numrit të pasagjerëve për një rikonstruktim të përgjithshëm të pistave jugore të fluturimit. Me bllokimin e tyre, janë në funksion tani vetëm dy nga katër pistat e zakonshme.
Njëra nga pistat është kthyer për shkak të krizës në vendparkim për avionët e Lufthansës që nuk lëvizin prej ditësh nga vendi. Ndërsa një terminal pasagjerësh është mbyllur plotësisht. Për shumë punonjës të aeroportit është aplikuar puna me orar të shkurtuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














