Lajme
Aeroporti i Prishtinës i kthehet normalitetit
Deri tani janë realizuar të gjitha fluturimet, deklaroi për “albinfo.ch” Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit
Nga aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”, janë realizuar të gjitha fluturimet deri tani, ka njoftuar zyrtarë të Aeroportit. Madje nga fluturimet që kishin dështuar dje janë realizuar gjatë ditës, ka bërë të ditur Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit.
Deri në mesditë Aeroporti i Prishtinës funksional
Mjegulla që ka përfshirë dy javët e fundit Kosovën, Maqedoninë dhe një pjesë të Serbisë, ka vështirësuar dukshëm transportin rrugor, ndërsa në disa vende ka paralizuar tërësisht ajroqarkullimin.
Derisa aeroporti në Shkup dje ka qenë jashtë funksionimit, në Prishtinë sot në mëngjes gjithçka ka qenë në rregull.
“Deri në ora 11 janë realizuar dhjetë fluturime, ndërsa nëse gjendja vazhdon kështu gjithçka do të jetë në rregull”. Kështu deklaroi për “albinfo.ch” Valnatina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Dukshmëria është në nivelin e duhur. Deri në ora 11 janë realizuar dhjetë fluturime, ndërsa gjendja vazhdon të jetë relativisht e mirë”, deklaroi Gara, sipas të cilës, pritjet në aeroport janë të zakonshme.
Sipas zëdhënëses së Aeroportit, dje gjendja ka qenë më e vështirësuar, pasi që për shkak të mjegullës janë anuluar disa fluturime.
“Dje dhjetë fluturime janë realizuar, 10 janë anuluar, kurse 6 janë dërguar për në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë”, deklaroi ajo.
Edhe nga aeroport “Aleksandri i Madh” në Shkup dje ka qenë tërësisht i paralizuar. Bashkatdhetarët janë detyruar të aterojnë dhe nisen ose nga aeroporti i Ohrit ose i Tiranës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













