Kosova
Aeroporti i Prishtinës nis punën me “self check-in”
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e udhëtarëve ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.
ANP nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.
Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.
Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Wizz Air, Easy Jet, Eurowings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air etc.
Udhëtarët duhet të përdorin këto pajisje në pajtueshmëri me kohën e hapjes dhe mbylljes së fluturimit, ku për një fluturim mund të fillojnë procedurat e Self Check-in 3 orë para nisjes së fluturimit dhe përfundojnë 40 min para orës së nisjes.
Dokumentet e nevojshme për përdorimin e Self Check-in:
Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.
“Përjashtim nga kjo përbëjnë rastet kur udhëtarët kanë përfunduar check-in online me ID kartelë. Në ato raste ata mund të përdorin edhe letërnjoftimin e tyre për të printuar biletën e tyre në Kioskat për Self Check-in. Nga muaji gusht, kur edhe ANP ka vënë në funksion Self Check-in, janë 26 mijë udhëtarë që kanë kryer procedurat nga vetë ata dhe rreth dhe janë procesuar mbi 15 mijë valixhe nëpërmjet Bag drops”, njofton ANP ‘Adem Jashari’.
E-Diaspora
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave Ambasada e Kosovës në Bernë organizoi një tribunë të diskutimi në kuadër të fushatës globale "16...
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
Jeta në Zvicër
-
Numri i mosmarrëveshjeve për qiranë në Zvicër është rritur Çdo kanton ka një autoritet pajtimi që ndërmjetëson në mosmarrëveshjet midis qiramarrësve dhe pronarëve, përcjell...
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë