Shqipëria
Aeroporti i ri ndërkombëtar në Kukës, potencial për ekonominë
Punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, këtij projekti strategjik për shkak dhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, si dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të gjithë ekonominë kombëtare, kanë nisur tashmë.
Ky aeroport do të mundësojnë fluturime me kosto të ulët të biletave të udhëtarëve.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e punimeve për aeroportin e ri, që do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën e Kukësit, pasi, veç të tjerash, ky projekt shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.
Kryeministri Rama, nga ana e tij, tha se menjëherë pas përfundimit të këtij projekti do të krijohet dhe certifikohet operatori i specializuar i aeroportit, me ndihmën e partnerëve europiane, ku stafi i aeroportit do të trajnohet për menaxhimin e tij, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me “Air Albania” që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt”, theksoi kryeministri.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë”. “Shtimi i pistës do të jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra, gjë që do kërkojë kohën e vet, pa dyshim. Megjithatë ne jemi brenda afateve, pa i kaluar asnjë ditë”, u shpreh ajo.
Sipas drejtuesit të kompanisë, “punimet do të realizohen brenda vitit”.
Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit.
Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e re.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran në rrezik Sipas drejtuesve të industrisë turistike, tashmë janë vërejtur shenja të para të rënies së rezervimeve... -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone














