Maqedonia
Aeroporti i Shkupit, më shumë fluturime për Cyrih dhe Bazel
Destinacionet më të ngarkuara të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë: Stambolli (11 për qind të tregut), Cyrihu (8.5 për qind) dhe Bazeli (5.8 për qind)
Mbi 1 milion pasagjerë (1041583) udhëtuan nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportit të Ohrit në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, që paraqet një rritje vjetore prej 21 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2017.
Në të njëjtën periudhë, janar-qershor 2018, numri i fluturimeve në të dy aeroportet arriti në 9,033, me një rritje vjetore prej 16%, shkruajnë media në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Rritjen e trafikut të pasagjerëve me 21 për qind, “TAV Maqedoni” e ka regjistruar nga janari deri në qershor të këtij viti, ajo e tejkalon rritjen mesatare të aeroporteve në vendet jashtë BE-së, të cilat përbënin 12.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2018.
Destinacionet më të ngarkuara me trafikun e pasagjerëve në gjashtë muajt e parë të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë: Stambolli (dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen”), 11 për qind të tregut), Cyrihu (8.5 për qind), Bazeli (5.8 për qind ), Vjena (5.1 përqind), Malme (4.6 për qind) dhe Bratislavë (3.5 për qind).
Lidhur me pjesëmarrjen e linjave ajrore në trafikun e pasagjerëve, “Wieser” mbante më pasagjerë me 63.3 për qind të tregut, e ndjekur nga “Turkish Airlines” (8.1 për qind), “Austrian Airlines” (5.1 për qind) “Germany Flug” (4.6 për qind), Edelweiss (3.8 përqind), Croatia Airlines (3.1 përqind), Pegasus Airlines (3 përqind).
Nga “TAV Maqedoni”, presin që rritja e trafikut ajror do të vazhdojë me një ritëm të njëjtë deri në fund të vitit, duke marrë parasysh 5 destinacionet e reja që u hapën në aeroportet në Shkup dhe Ohër, në fillim të sezonit veror në vitin 2018.
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit aktualisht është i lidhur me 38 destinacione, të cilat shërbehen nga 13 linja ajrore. Aeroporti i Ohrit ka 3 linja ajrore të rregullta që operojnë gjatë gjithë vitit dhe 8 destinacione sezonale të shërbyera nga 11 linja ajrore.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













