Shqipëria
Aeroporti i Tiranës thyen rekord në gusht
Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 7.83 milionë pasagjerë të ardhur. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër është rritur me rreth 8%
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht 2025, TIA ka mirëpritur 1 milion e 413 mijë pasagjerë.
Po kështu, janë regjistruar 8.106 fluturime drejt 108 destinacioneve në 32 shtete të ndryshme, duke e kthyer aeroportin një nyje të rëndësishme të qarkullimit ajror në rajon, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 7.83 milionë pasagjerë të ardhur. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër është rritur me rreth 8%.
TIA mbetet ura kryesore që lidh Shqipërinë me botën. Aeroporti i Tiranës po mirëpret dhe përcjell gjithnjë e më shumë udhëtarë, vendas apo të huaj. Rritja lidhet jo vetëm me fluksin e turistëve të huaj, por edhe me shqiptarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt destinacioneve të reja të hapura këtë verë, si: Nantes, Bordeaux dhe Lisbona. Sipas të dhënave zyrtare, qytetet italiane vijojnë të mbeten më të preferuarat për udhëtarët shqiptarë, sidomos Milano, Roma dhe Bolonja. Përveç tyre, një volum i madh pasagjerësh është regjistruar edhe drejt Londrës dhe Vjenës.
Aeroporti i Tiranës është kthyer në një pikë referimi rajonal sa i përket rritjes se shpejtë dhe zgjerimit, duke shënuar rritjen më të lartë të pasagjerëve pas periudhës së pandemisë me një rritje prej 152% duke lënë pas Malin e Zi që ka rritur flukset e saj me 34%.
TIA po investon në digjitalizim dhe përmirësim të përvojës së udhëtarëve, përmes portave elektronike për kontrolle kufitare më të shpejta; skanerëve të avancuar të sigurisë; zgjerimit të parkimit me mbi 1.900 vende dhe një strukturë shumëkatëshe; bordimit me karta digjitale, duke shmangur pritjet në sportele. Këto masa kanë rritur ndjeshëm efikasitetin dhe kanë krijuar një përvojë më të lehtë dhe më të shpejtë për pasagjerët.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












