Kosova
Afaristët shqiptaro-amerikanë kanë projekte konkrete për investime
Ministrat Gashi dhe Majko me ta kanë diskutuar për projekte dhe kërkesa konkrete që lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të Shqipërisë
Dy ministrat e Diasporës, Pandeli Majko e Dardan Gashi gjatë qëndrimit në SHBA kanë takuar edhe disa nga afaristët më të suksesshëm shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Nju-Jorkut.
Në njoftimin për media thuhet se me ta kanë diskutuar për projekte dhe kërkesa konkrete që lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kosova e Shqipëria kanë shumë produkte me cilësi të lartë, të cilat eksportohen, mirëpo ajo që mungon është promovimi i tyre i mirëfilltë, u tha në këtë takim. Në mesin e afaristëve i pranishëm ishte edhe asamblisti i vetëm shqiptar i Asamblesë së qytetit të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.
“Kosova është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime. Lajm i mirë është nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri, në vlerë 1.2 miliardë dollarë, nga kompania amerikane, që tregon qartë për mundësitë dhe sigurinë e investimeve strategjike nga kompani serioze në Kosovë”, tha ministri Gashi.
Në këtë takim, po ashtu, u dakordua në parim një vizitë e afaristëve nga ShBA-të në Kosovë.
Ministri Gashi dhe ministri Majko takuan edhe rrjetin e profesionistëve shqiptarë në Ner-York “APEN”, me të cilët diskutuan për organizimin e rrjeteve të profesionistëve dhe të studentëve në Amerikë, shkëmbimin e përvojave dhe sjelljen e ekspertizës në Kosovë dhe Shqipëri.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












