Integrimi
Afatgjatësia e mbamendjes

“Ata të cilën kanë ardhë në orën e arkeologjisë për ta gjetur të vërtetën, e kanë gabuar klasën. Për këtë duhet të shkojnë në orën e filozofisë, sepse ne si arkeologë kemi për detyrë të zbulojmë fakte”
Avanturat e Indiana Jones-it
“Ata të cilën kanë ardhë në orën e arkeologjisë për ta gjetur të vërtetën, e kanë gabuar klasën. Për këtë duhet të shkojnë në orën e filozofisë, sepse ne si arkeologë kemi për detyrë të zbulojmë fakte”. Në këtë mënyrë, pak a shumë, Indiana Jones-i (Harrison Fordi) e fillon orën e parë të mësimit në filmin “The Last Crusade” (Kryqëzata e fundit). Ky është njëri prej mësimeve më të mira që bëjnë dallim mes të vërtetës si kategori abstrakte dhe shpeshherë individuale dhe, në anën tjetër, fakteve si kategori konkrete dhe objektive. Sot, megjithatë, hasim në një numër të madh aventurierësh si Indiana Jones-i të cilët janë në gjendje të ofrojnë vetëm “të vërtetën” abstrakte dhe individuale duke harruar faktet. Deri kur duhet të presim që të shohim raporte të cilat me Indiana Jones-in kanë vetëm një gjë të përbashkët: aventurizmin?
1823-shi
Për ndonjë historian 1823-shi me siguri ndërlidhet me ndonjë eveniment më shumë ose më pak të rëndësishëm në fushën e historisë. Po ta kërkoni këtë numër në Google, do të hasni po ashtu në informata të shumta me karakter historik. Për mua ky numër nuk ka ndonjë kuptim historik, por më tepër emocional. 1823-shi për mua ka simbolikën e po aq fateve të njerëzve ose më mire të them të fatkeqësive të tyre. 1823 është numri i personave të humbur pas luftës së fundit në Kosovë. Megjithatë prej bashkëkombësve të mi kërkohet ta harrojnë të kaluarën dhe të shohin drejt të ardhmes. Lehtë për dikë që s’ka humbur të afërmin. Dëshira për të arritur një harresë kolektive arrin deri në pikën kur prej trurit kërkohet që të shlyeja diçka nga kujtesa, duke harruar se zemra është ajo ku mbesin kujtimet. Ata megjithatë ecin përpara derisa ndonjë aventurieri nuk i kujtohet ta defokusojë vëmendjen e botës me “shtëpi të verdha”.
Vikingu skandinav
Menjëherë pas trazirave të marsit të 2004-ës në Kosovë më ra rruga të vizitoj Prishtinën. Vendtakimi ishte afër një kampi ushtarak i cili mbikëqyrej nga një kontingjent multinacional i KFOR-it. Derisa prisnim palën tjetër të na bashkëngjitet, mua m’u dha mundësia të bisedojë me njërin prej ushtarëve i cili sapo kishte përfunduar me ndërrimin e natës. Djalosh biond, shtatmadh, nëntëmbëdhjetëvjeçar, i cili nuk i kishte as dy muaj që ishte vendosur në misionin e KFOR-it. Pas bisedës së rëndomtë mbi motin, kaluam në temën e trazirave të fundit. Atij nuk i besohej se çka kishte parë me sy: shtëpi të djegura, dhunë, turma njerëzish, gaz lotsjellës etj. Për të ishte e pakuptueshme se si një popullatë shumicë (në këtë rast shqiptarët) mund t`ia bënin këtë një popullate tjetër pakice (në këtë rast serbëve). Djaloshi e mbaroi cigaren dhe u kthye në kamp. Unë mbeta me pyetjen se sa afatgjate mund të jetë mbamendja dhe harresa. Fillova të dyshoj në procedurat parapërgatitore që kontingjentet ua bënin ushtarëve të tyre. A thua e dinte ai djalosh se cila ka qenë arsyeja kryesore që shteti i tij në vitin 1999 kishte dërguar kontingjent ushtarësh në Kosovë?
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe 20 vajza dhe djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër po marrin pjesë në edicionin e Shkollës...
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Vetëvrasjet në Zvicër katërfishohen tek të moshuarit Norma e vetëvrasjeve mes të moshuarve në Zvicër ka arritur nivele rekord, kryesisht për shkak të...
-
Zvicra frankofone, një tokë e re për ullinjtë
-
Zvicra nuk ka prodhuar kurrë kaq shumë energji diellore
-
Zviceranët jetojnë mesatarisht deri në 84 vjeç, por ata duan të jetojnë deri në 93 vjeç
-
Në cilat pika kufitare zvicerane ka më shumë gjasa të përballeni me kontrolle këtë verë?