Lajme
Afërdita Bogiqi, e vetmja grua e zgjedhur në ekzekutivin e Monthey
Afërdita Bogiqi, një storie suksesi në Zvicër
Afërdita Bogiqi, shqiptarja e cila së fundmi është zgjedhur në ekzekutivin e qyteti Monthey, qytet ky prej 18,000 banorësh, transmeton albinfo.ch.
Ajo është gruaja e parë që u bashkua me ekzekutivin e Monthey pas tetë vjetësh pa gra. Duhet theksuar se socialistja e zgjedhur me origjinë kosovare gjithashtu përfaqëson komunitetet e huaja, e cila veçohet si portret i një gruaje të guximshme, transmeton tutje albinfo.ch.
Në Monthey, Afërdita Bogiqi bashkohet me tryezën e një Këshilli Bashkiak që ka mbetur 100% me meshkuj për tetë vjet radhazi.
Kur jemi këtu. duhet theksuar se përkundër faktit se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve kanë arritur të zgjidhen në asambletë komunale dhe një numri më të vogël, edhe në parlamentet e kantoneve, numri i tyre në ekzekutivin e komunave është pothuajse inekzistent. Deri më tani, një post në ekzekutiv ka arritur ta ketë Zari Xhaferi (Zari Dzaferi), i cili në komunën Baar të kantonit të Zug-ut është në krye të sektorit të sigurisë. Afërdita Bogiqi është e dyta.
Mediat zvicerane i kanë dhënë jehonë shqiptares Afërdita Bogiqi, duke e vlerësuar si storie suksesi dhe shembulli më i mirë i një femre, pavarësisht origjinës së saj.
Kujtojmë se Afërdita Bogiqi është lindur në Komoran të Drenicës dhe ardhja e saj në Zvicër ndërlidhet me keqësimin e gjendjes politike në ish-Jugosllavi, si rezultat i drejtpërdrejtë i së cilës ishte ndër tjerash edhe mbyllja e Fakultetit të Ekonomisë në Prishtinë, ku ajo ishte në përfundim e sipër të studimeve të saj.
Sot ajo gëzon suksese të shumta falë punës, vulnetit dhe aktiviteteve të saj të shumta. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












