Kosova
Afrim Bunjaku shpallet zyrtarisht Hero i Kosovës
Mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së policit Afrim Bunjaku, i cili u vra orët e para të ditës së diel, në veri të Kosovës, ka nisur në Prishtinë.
Në mbledhje po marrin pjesë familjarët e policit të vrarë, të parët e shtetit dhe qytetarë të Kosovës.
Në këtë mbledhje polici i ndjerë, Afrim Bunjaku, është shpallur zyrtarisht Hero i Kosovës, nderim të cilin e pranuan dy djemtë e tij nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin ‘Hero i Kosovës’ rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se sot nderojmë një rreshter policie, trim dhe vetëmohues, që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë.
“Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qellmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit”, deklaroi ajo.
Në fjalimin e tij, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është shprehur se për 22 vjet sa ka punuar në Policinë e Kosovës, Bunjaku ka qenë shembull, përcjell albinfo.ch.
“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësitit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij. Gjatë punës së tij 22-vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, është shpërblyer me mirënjohje, e certifikata. La pas vetës bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih Një banor kundërshton vendosjen e kufizimit prej 30 km/h në një segment rrugor në Männedorf, ndërsa... -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”













