Uncategorized
Ahmeti: Ditë të mira po e presin Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve në 19 komuna.
Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhjet e ditës së sotme kanë qenë një proces i rregullt, dhe nga marrja e rezultateve nga komisionarët dhe nga Exit Pollet në Klan Kosovë dhe RTK, ai ka konsideruar se është rezultat pozitiv dhe optimist, përcjell albinfo.ch.
Ahmeti ka falënderuar qytetarët të cilët kanë dalë të votojnë dhe gjithashtu ka thënë se edhe zyrtarisht pret një rezultat pozitiv.
“Në këtë moment dëshirojmë që të falënderojmë të gjithë qytetarët për një proces të rregullt dhe në këto momente ne kemi filluar t’i marrim rezultatet nga vëzhguesit dhe komisionerët tanë. Do të presim t’i konfirmojmë rezultatet megjithatë presim një rezultat pozitiv”, është shprehur Ahmeti.
Tutje Ahmeti ka thënë që është i gatshëm që të bashkëpunoj me të gjithë.
“Ditë të mira po e presin Prishtinën” deklaroi Ahmeti.
Lëvizja Vetëvendosje ishte në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Gjilan, Kaçanik dhe Kamenicë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër













