Kosova
Ahmeti: Për Prishtinën, gjithmonë bashkë
Ahmeti ka thënë se të gjithë ishin mobilizuar kundër tij, pasi kishte goditur ‘të fortit’ në kryeqytet
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Shpend Ahmeti ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke thënë se i beson votës së qytetarëve dhe jo propaganduesve.
Ahmeti ka thënë se të gjithë ishin mobilizuar kundër tij, pasi kishte goditur ‘të fortit’ në kryeqytet.
Ai shtoi se kanë realizuar të gjitha premtimet dhe nuk do ta lënë Prishtinën në duar të matrapazëve.
Postimi i plotë:
Një makineri e tërë propaganduese u organizua gjatë katër viteve të mandatit për të minimizuar çdo punë. Për të shajtur çdo gjë në Prishtinë. Sepse kishim prekur interesa të mëdha, tek ndërtimet, tek tenderët, tek ndikimi.
Bashkë me juve arritëm me i përmbush të gjitha zotimet, me punë të sinqertë, të ndershme dhe me guxim.
Kjo makineri u ngrit edhe më shumë në fushatë me “kuazi-analistë” e debate, portale të paguara që nuk lan ditë pa shpif.
Sot qëndrojmë ballëlartë në Prishtinë si të parët dhe të parët në Kuvend Komunal pa mundësi bllokadash. Do ti realizojmë projektet e mira për Prishtinën duke e përmirësuar edhe më tutje jetën e qytetarëve dhe duke luftuar edhe më tutje parregullsitë. Duke ja ngushtuar edhe më tutje hapësirën propaganduesve.
I besojmë votës së qytetarëve, i besojmë edhe kërkesave të qytetarëve e edhe kritikave sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar qytetin tonë bashkë. Por nuk i besojmë matrapazëve që duan ta kthejnë kaosin si mënyrë për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Qytetarë të Prishtinës, beteja për Prishtinën është betejë e jona e përbashkët, asnjëherë e lehtë por gjithmonë me fitore.
Rendi dhe rregulli në përballje me kaosin!
Shërbimet në përballje me katrahurën!
Ndershmëria në përballje me nepotizmin e korrupsionin!
Sinqeriteti në përballje me propagandën!
Qytetaria aktive në përballje me klientelizmin!
Për Prishtinën, gjithmonë bashkë!
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”












