Lajme
AI vëren shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë
Amnesty International raporton për një var çështjesh që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në Kosovë, nga politika, raportet ndëretnike, mediet, të zhdukurit dhe seksi
Organizata Amnesty International në raportin e fundit për të drejtat e njeriut, analizon edhe gjendjen në Kosovë, duke paraqitur në pikatë shkurtra një varg shkeljesh, nga përplasjet politike deri të ato ndëretnike dhe seksuale. Sipas AI, viti e kaluar për Kosovën ka nisur keq me bllokadën politike dhe ka vazhduar me presionin për Gjykatën Speciale.
Tensionet ndëretnike sipas AI, vazhduan, sidomos në veriun me shumicë serbe. Këto tensione u intensifikuan pas ndeshjes së tensionuar Serbi-Shqipëri në Beograd.
“Disa politikanëve serbë iu ndalua të hyjnë në Kosovë dhe serbët e Kosovës, përfshirë të kthyerit në Klinë, në muajin tetor u sulmuan, përfshirë zjarrvënien e qëllimshme në pronat e tyre, varrezat dhe objektet fetare, gjë që u intensifikua pas ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri në muajin tetor”, thuhet në raport.
Në qershor, pas përleshjeve të Policisë së Kosovës me protestuesit shqiptarë kundër mbylljes së urës mbi lumin Ibër (që ndan pjesën ku jetojnë serbët dhe shqiptarët në Mitrovicë), policia ndërkombëtare e EULEX-it përdori plumba gome për të shpërndarë protestuesit.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) e kishte ndaluar përdorimin e tyre pasi dy burra u vranë në Prishtinë në vitin 2007, citon REL.
Sipas analizës së AI-së, në korrik, një Task Force Hulumtuese Speciale, e themeluar nga EULEX-i që të hetojë akuzat kundër anëtarëve të lartë të UÇK-së, njoftoi se individë, të paemëruar, do të akuzohen për krime të luftës në Shqipëri në vitin 1999.4
Të dyshuarit, siç thotë raporti, do të akuzohen dhe gjykohen nga një gjykatë e posaçme, ende për t’u krijuar, jashtë Kosovës, për të siguruar mbrojtje efektive të dëshmitarëve.
Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe çështja e të pagjeturve po ashtu zënë një vend në këtë raport për të drejtat e njeriut. Aty përmendet dënimi i dy serbëve të Kosovës për përdhunimin e një vajze shqiptare 16-vjeçare në prill të vitit 1999, me 12 respektivisht 10 vjet burgim.
“Deri në muajin nëntor, 1,655 persona mbetën të zhdukur pas konfliktit të armatosur.
Mbetjet mortore të 53 shqiptarëve të Kosovës që u zhvarrosën në Rashkë, iu kthyen familjeve të tyre në tetor.
Liria e shprehjes gjithashtu është çështje tjetër e veçantë në raport. AI thotë se Qeveria dhe agjencitë shtetërore ndikuan padrejtësisht mediat përmes kontributeve të mëdha për të ardhurat e tyre. Ndërkaq sulmet ndaj gazetarëve hulumtues vazhduan.
“Visar Duriqi, gazetar mori kërcënime serioze me vdekje, pasi kishte raportuar për grupet ekstremiste islamike. Asociacioni i Gazetarëve shprehu shqetësime se EULEX kishte bërë presion mbi gazetarin Vehbi Kajtazi, i cili kishte raportuar për korrupsion të dyshuar në EULEX. Ndërsa në maj, marshimi i parë për të festuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë u zhvillua pa incidente”, thuhet ne raport.
AI përmend gjithashtu dënimin e tre burrave për “Shkelje të Statusit të Barabartë të Banorëve të Kosovës”, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në sulmin e vitit 2012 gjatë promovimit të revistës “Kosovo 2.0”, që kishte të bënte me drejtimin seksual dhe identitetin.
Ndërsa komuniteti RAE (Romë, Egjipas dhe Ashkali), sipas AI-së, vazhdojnë të mbeten pakica të cilës më së shumi u shkelen të drejtat e njeriut.
”Romët, Ashkalinjë dhe Egjiptianët vazhduan të përballen me diskriminim të përhapur dhe sistematik, edhe pse disa masa për integrimin e tyre janë zbatuar. Rreth 360 familje (1,700 individë) thuhet se kanë migruar nga Kosova nga muaji nëntor, për të kërkuar azil në Hungari”, thuhet raporti.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike Makinat elektrike tani kanë tejkaluar automjetet me motor me djegie konvencionale... -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje -
Vala e të nxehtit në Zvicër: A mund të instalohet kondicioneri në shtëpi?













