Shqipëria
“Air Albania” nis zyrtarisht fluturimet
Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Air Albania” do të kryejë fluturimin e parë zyrtar nga Tirana për në Stamboll. Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit, në orarin e nisjeve është listuar fluturimi me numrin “ZB 1003” që është dhe kodi ndërkombëtar i “Air Albania”.
Nisja e fluturimeve ishte paralajmëruar edhe më parë nga Ministria e Infrastruktures, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Fluturimi është programuar në orën 20:55 dhe ka zëvendësuar orarin që më parë i përkiste “Turkish Arlines” në destinacionin e Stambollit, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Avioni i parë i “Air Albania” u regjistrua në Rinas pak ditë më parë dhe do të fluturojë në linjën Tiranë-Stamboll, ndërkohë që do të pasohet nga avionë të tjerë, që do të fluturojnë në Europë dhe veçanërisht tregun italian, ku është edhe fluksi më i madh.
Procesi i krijimit të “Air Albania” nisi rreth një vit më parë, kur shoqëria “Air Albania” bëri pranë qeverisë shqiptare kërkesën për krijimin e një kompanie flamurmbajtëse kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











