Kosova
AKR-ja shkarkon ministrin Bejtush Gashi
Bejtush Gashi bëhet ministri i katërt i shkarkuar i qeverisë Haradinaj, pasi u shkarkua nga kjo pozitë me kërkesë të partisë së tij, AKR-së. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar shkarkimin e tij.
“Ne si AKR kemi bërë kërkesë për shkarkimin e ministrit. Tash varet nëse e miraton këtë qeveria. Kjo po bëhet për shkak të performancës. Çdo ministër i AKR-së duhet të bëjë më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.
Vendin e Gashit, në krye të Ministrisë së Brendshme, pritet ta zë Ekrem Mustafa nga Ferizaj, ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri. Mustafa është nënkryetar i degës së AKR-së në Ferizaj.
Bejtush Gashi u emërua ministër i Brendshëm më 13 prill, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova. Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së, pasi ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.
Haradinaj gjithashtu ka vendosur që MMPH-në t’ia besoj Fatmir Matoshit i cili deri më tani roli i tij ishte Ushtrues Detyre në po të njëjtën ministri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta LSHB është në vlugun e punëve për të bërë përtëritjen e radhës, në prag të kuvendeve...
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Trenat vazhdojnë të ngadalësohen në Zvicrën frëngjishtfolëse dhe shpejtohen në Zvicrën gjermanishtfolëse Në Zvicrën frëngjisht-folëse, trenat janë ngadalësuar me ardhjen e orarit të ri të CFF. Midis Gjenevës...
-
Çfarë pritet nga referendumet e Zvicrës më 9 shkurt?
-
Trajtimet dhe barnat që sigurimi juaj shëndetësor zviceran nuk mund të mbulojë në të ardhmen
-
Punët në Zvicër që kanë pasur rritje më të madhe të pagave
-
Dy pasaporta: Çfarë duhet të dinë shtetasit e dyfishtë në Zvicër kur udhëtojnë