Kosova
Pa votat e AKR-së, LDK-ja nuk mund ta sigurojë shumicën në Kuvend
Sot pritet që të finalizohen marrëveshjet e koalicionit qeverisës, ka paralajmëruar Avdullah Hoti, i nominuar i Lidhjes Demokratike (LDK) për kryeministër të ri. Negociatat e fundit i kanë mbetur me Aleancën Kosova e Re (AKR), dy deputetët e së cilës konsiderohet të jenë përcaktues për ta bërë shumicën.
Hoti ka thënë të martën se një ditë më vonë do ta zbulojë edhe përbërjen e Qeverisë që synon ta ndërtojë.
“Besoj se shumë shpejt do të përmbyllen të gjitha marrëveshjet, e shpejt do të dalim para deputetëve për ta votuar Qeverinë e re”, ka thënë Hoti.
“E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllur në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët”, shtoi Hoti.
Ai ka theksuar se do të jenë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit që synon ta ndërtojë.
“Jemi të vetëdijshëm që do të marrim qeverisjen në situatë bukur të vështirë me pandemi, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi e të kthejmë miqësitë që janë lënduar javëve e muajve të fundit. Jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me ekip të shkëlqyeshëm. Besoj që nesër do të përmbyllim të gjitha çështjet e të dalim me përbërjen e Qeverisë së re”, ka thënë Hoti.
“Jemi takuar me disa prej partnerëve, jemi duke finalizuar komplet detajet. Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, u shpreh ai.
Mbështetur në deklarimet e deritashme, marrëveshjet veçse janë finalizuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që i ka 13 deputetë, me Listën Serbe (LS) që i ka 10, me Nismën Socialdemokrate që i ka 4 dhe me partitë e komuniteteve joserbe, që mund t’i sigurojnë më së shumti 9 prej 10 deputetëve të tyre. Bashkërisht ky numër mbërrin në 60 deputetë, meqë 4 nga 28 deputetët e LDK-së, edhe ishin kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, e edhe kundër një Qeverie të re me subjekte që e përbënin koalicionin PAN të mandatit të shkuar – AAK-në dhe Nismën.
Çelës i zgjidhjes në këtë situatë janë parë dy deputetët e AKR-së, parti kjo që një ditë më parë theksoi se nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së re, por që të martën kreu i saj, Behgjet Pacolli, i cili është edhe deputet, kërkoi të kthehej në Kosovë.
Me t’u konfirmuar rastet e para të prekura me SARS-CoV-2, virus i cili e ka “mbyllur” botën, Pacolli ka fluturuar për në Zvicër. Ndërkohë, LDK-ja kishte iniciuar mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me të cilën ndodhej në koalicion. Partia e Pacollit nuk e kishte mbështetur mocionin.
Megjithëkëtë, kreu i AKR-së të martën ka kritikuar Qeverinë në detyrë, për siç ka thënë, barrierat e vëna për t’u kthyer në Kosovë, në kohën kur janë duke u bërë përpjekje për ta formuar Qeverinë e re.
“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua. Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetësore, diçka që ua dëshmova me dokumente, më pengojnë të vij në Kosovë”, ka deklaruar Pacolli.
“Anulimi i lejes së uljes në Aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, perfundoi ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation














