Kosova
Pacolli: AKR-ja nuk do të jetë bllokuese në procesin e zgjedhjes së presidentit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se s’ do të jetë bllokues në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit nëse prezenca e tij është ajo që ndryshon situatën, transmeton albinfo.ch.
Pacolli është shprehur se s’do të jetë hakmarrës ndaj askujt, dhe se do të ishte gabim i madh nëse Kosova do të shkonte prapë në zgjedhje shkaku i çështjes së presidentit. “Do të ishte e pakuptimtë që unë t’i hakmerrem dikujt që të bojkotohet diçka. Sidoqoftë nëse flitet për diçka që është kundër bllokadës politike të Kosovës, atëherë unë do të jem i pari që nuk do të jem pjesë e saj. Nuk duhet të bëhet asnjë bojkot dhe nuk të bllokohet Kosova në rrugëtimin e saj dhe sigurisht nëse prezenca ime është ajo që ndryshon situatën, unë do të jem në Parlament. Do të ishte gabim i madh që Kosova prapë të shkojë në zgjedhje. Nuk mund të shkojë ky vend të zgjedhje çdo vit. Ky vend duhet të ecë përpara, sepse kemi aq shumë punë për të bërë, probleme të pazgjidhura dhe nuk besoj që një njeri që e do Kosovën ta fusë prapë në një vakum institucional dhe të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Pacolli.
Ai foli edhe sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, duke shtuar se ka qenë mjaft zhgënjyes si për LDK-në, po ashtu edhe për AKR-në. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, potencoi se nuk janë numëruar të gjitha votat, mirëpo nuk është rezultat për t’u lavdëruar.
“Unë kam menduar se LDK-ja, partia me të cilën kemi bashkërrugëtuar në këto zgjedhje, do të dalë më mirë, dhe rezultati i arritur ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyes. Kështu që është rast i mirë për reflektim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por jo vetëm, por çdo parti, e cila ka qenë në pushtet deri tani të reflektojë dhe të shohë ku ka gabuar, në çka ka gabuar dhe të mundohet në të ardhmen që të përmisojë gabimet e saja dhe të mos lërë të bie pluralizmi në Kosovë. Ne kemi nevojë për çdo parti politike pa marrë parasysh ideologjinë, e tyre por kuptimi i ekzistencës të çdo partie politike në Kosovë do të jetë kuptimplotë ose i arsyeshëm vetëm nëse ato kontribuojnë në ngritjen e standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës. Ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Sigurisht nuk do të jetë në rezultat për t’u lavdëruar dhe që na bënë të krenohemi”, shtoi ai.
Mes tjerash, Pacolli tha se vota e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë ndëshkim për partitë politike që kanë qenë në pushtet.“Unë nuk e kam menduar se do të jetë një fluks aq i madh i qytetarëve që në atë ditë të ftohtë do të dalin të votojnë. Nuk e kuptojë realitetin sesi diaspora lënë çdo gjë anash dhe kthehet në Kosovë që të votojë. Është përfol shumë gjatë që vota në këto zgjedhje nuk do të jetë në votë për zgjidhje për ardhmërinë por një votë ndëshkimi dhe qytetarët atë ditë si shënjestër e kanë pasur ndëshkimin e atyre që kanë qenë në pushtet deri tani dhe kjo ndodhi.
Tash duhet në fillim i ri duhet njerëz të tjerë, tha Pacolli. Pacolli thotë se nuk sheh mundësi të hyrjes në qeverisje me Vetëvendosjen nga LDK-ja dhe AKR-ja“Nuk e shoh asnjë mundësi që LDK dhe AKR të jetë pjesë e qeverisë për arsye se Vetëvendosja nuk ka nevojë dhe LDK-ja nuk e ka luksin që të jetë pjesë e qeverisë. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të qëndrojë në opozitë dhe ka aq shumë punë të merret me vetveten sesa punë qeveritare”, tha ai për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025













