E-Diaspora
Aksident i rëndë, lëndohen 5 persona, në mesin e tyre edhe një 8-vjeçare
Katër bashkudhëtarët e tjerë, një grua e re (18-vjeçare) dhe një vajzë tetëvjeçare nga Bad Wünnenbergu, një djalosh 21-vjeçar nga Büreni dhe një djalosh i ri 22-vjeçar shqiptar, kanë pësuar lëndime të rënda
Në një aksident trafiku në autostradën gjermane A 44, në afërsi të lokacionit Werl, mëngjesin e së dielës janë lënduar pesë persona, katër prej të cilëve rëndë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas informacioneve të para të dëshmitarëve, aksidenti është shkaktuar nga vetëm një veturë. Me këtë rast, një shtetas 22-vjeçar i Serbisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit ka qenë duke udhëtuar në korsinë e duhur në autostradën A 44, në drejtim të Kasselit.
Ndërmjet kryqëzimit të autostradës Werl dhe kryqëzimit Werl-Süd, për shkaqe ende të paqarta, ai ka dalë nga ana djathtë e rrugës, informon më tej Albinfo.ch.
Më pas, ajo ka goditur barrierën e autostradës dhe është ndalur në një argjinaturë.
Gjatë këtij aksidenti, vozitësi është lënduar lehtë. Katër bashkudhëtarët e tjerë, një grua e re (18-vjeçare) dhe një vajzë tetëvjeçare nga Bad Wünnenbergu, një djalosh 21-vjeçar nga Büreni dhe një djalosh i ri 22-vjeçar shqiptar, kanë pësuar lëndime të rënda. Me ndihmën e ambulancave, ata janë dërguar nëpër spitalet përreth, njofton Albinfo.ch.
Gjatë pastrimit të autostradës dhe masave të shpëtimit, është shkaktuar kolonë e automjeteve, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 10,000 euro.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













