Lajme
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur në Itali, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.
Njëra nga viktimat dyshohet të jetë Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani, transmeton albinfo.ch.
Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.
Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda.
“Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, punonjës të një kompanie ndërtimi nga Tirolit Jugor, kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në autostradën e Brenner-it, mes Bressanone dhe Chiusa. Një person tjetër ka mbetur rëndë i plagosur dhe është nxjerrë nga automjeti që ishte shkatërruar plotësisht,” raporton Rai.
Sipas mediumit, një furgon i vogël u përplas me një kamion të ndalur në krahun verior të rrugës, pak para orës gjashtë e gjysmë të mëngjesit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me mjekun urgjent dhe policia rrugore. Për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












