Maqedonia

Aksident në Çair të Shkupit, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit, në çair të Shkupit

dy vdekurit kane qenë vëllezër te cilët kanë punuar kompaninë ku pronar ka qenë babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur përball shkollës fillorePenko 

Përfaqësuesja e Ndihmës Shpejtë, Dr.Marina Sotirovska ka dhënë informacione shtesë për gjendjen e 54-vjeçarit lënduar. Sotirovska tha se punëtori i lënduar është gjendje mirë shëndetësore dhe se për momentin gjendet spitalin e qytetitNaum Ohridski”. 

 Ajo bëri ditur se personi i lënduar gjatë gjithë kohës deri sa kishte qenë i bllokuar nga dheu ka qenë vetëdije dhe se fatmirësisht koka e tij ka qenë jashtë dheut shembur dhe ekipet e Ndihmës Shpejtë gjatë gjithë kohës e kanë mbajtur nën kontroll përmes bombolave oksigjenit. 

Nga informatat e MPB- mësohet se viktimat janë moshës 26 dhe 28- vjeçare.