CH-Ballkani
Aksident në Kukës, vdes motoristi i „Plisave“, erdhi për kombëtaren
Mbrëmë kanë ndodhur dy aksidente që kanë përfunduar me fatalitet në Shipëri. Bëhet fjalë për dy tifozë kosovarë, njëri tifoz i kombëtares kuqezi, i ardhur nga Kosova, ka humbur jetën në kryeqendrën e veriut. Sic njoftojnë mediat në Prishtinë, fjala është për 65-vjeçarin Kadri Shkrela, i cili ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me korentin e një shtylle elektrike. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, afër stadiumit “Loro Boriçi”.
Ndërsa rasti tjetër tragjik ka nodhur me motor në afërsi të Kukësit, ku ka humbur jetën motoristi i Klubit „Plisat“, Ramiz Isenaj.
I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!
Në vijim mund ta lexoni të plotë njoftimin e Klubit „Plisat“ në Zvicër:
„Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj!
I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!
Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh.
Baci poashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastreh nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar.
Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës.
Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria!
Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë!
Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












