Bota
Aksion i madh në Austri kundër mafias
Policia austriake ka arritur të sekuestrojë një pjesë të madhe së parave të mafias në Austri, sipas hetuesve.
Policia austriake sekuestroi 37,3 milionë euro asete, që ishin investuar në pasuri të paluajtshme në Austri nga mafia siciliane me qëllim pastrimin e parave.
Hetimi kishte nisur në zyrën e prokurorisë në Reggio di Calabria. Në mes të nëntorit, Austria mori një kërkesë për ndihmë juridike nga Kalabria për dyshimin e pastrimit të parave.
Pas kësaj, sistemi austriak i drejtësisë hetoi mbi katër apartamente në Vjenë dhe Innsbruck dhe sekuestroi llogari për një total prej 1,8 milionë euro, transmeton “ATSH”.
Sipas Shefit të Krimit të Organizuar dhe Krimit të Përgjithshëm të Agjencisë Federale Kriminale Austriake (BK), Andreas Holzer, ky ishte vetëm fillimi, përcjell albinfo.ch.
Pasi shumat e para të parave u konfiskuan, për hetuesit ishte një sinjal pasi të dyshuarit u përpoqën të hiqnin gjurmët. Austriakët ngrinë llogaritë e dyshimta dhe arritën të sekuestronin 37,3 milionë euro.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












