Kosova
Aktakuza për të dyshuarit për sulmin në Banjskë, BE: Presim përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime
Pasi Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur në lidhje me këtë temë.
Stano në një konferencë për media ka thënë se Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet, ndërsa u shpreh se presin përfundimin e procesit gjyqësor dhe atëherë do të jetë koha për përgjegjësi.
“Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe është ngritur aktakuzë… Bashkimi Evropian vazhdimisht ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tashmë ka nisur procesi gjyqësor dhe ne presim përfundimin e procesit”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se presin që Serbia të bashkëpunojë në hetimet për sulmin në Banjskë.
“Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbën një eskalim të qartë e paprecedentë…dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor, kush është përgjegjës ose i pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”, ka thënë ndër të tjera Stano teksa shtoi se do të presin përfundimin e procesit gjyqësor për të ndërmarr veprime.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes Prodhuesit e automjeteve argumentojnë se këto sisteme mund të zvogëlojnë aksidentet e shkaktuara nga pakujdesia, një... -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër -
“Çmenden” çmimet e banesave në Cyrih -
Çështjet e rëndësishme që vendosen sot -
Zvicra vendos sot: Kufi 10 milionë banorë apo vazhdim i politikës aktuale?












