Lifestyle

Aktori Tyler Perry i ka dhënë fund rolit të tij të gjyshes Madea

Skenaristi, producenti, regjisori dhe aktori Tyler Perry, i ka dhënë fund rolit të tij të gjyshes në trilogjinë e filmave “Madea”.

Gjatë parakalimit në qilimin e kuq për premierën e pjesës më të re “A Madea Family Funeral”, Perry, 49-vjeçar, ka thënë se është koha për t’i thënë lamtumirë rolit të tij të gjyshes. Perry, me rolin e  Madeas në 11 pjesë të filmave, ka grumbulluar 500 milionë dollarë nëpër arkat filmime, përcjell albinfo.ch.

“Sivjet do t’i mbush 50 vjet dhe për 50 vjetët e ardhshëm do të bëj diçka tjetër. Nuk dua që të jem në moshë të saj duke luajtur ende këtë rol, prandaj është koha që ta lëmë të shkojë”, ka thënë Perry.

Në film, Madea dhe familja e saj udhëtojnë në qytetin e Georgias. Atje papritur planifikojnë një funeral. Perry për herë të parë prezantoi gjyshen Madea në dramën e vitit 1999 “I Can Do Bad All By Myself”.