Kultura
Aktorja Myrvete Kurtishi, laureate e çmimit për Vepër Jetësore
“Falënderoj edhe publikun tim, i cili më ka rritur, më ka krijuar, më ka frymëzuar dhe më ka sjellë deri në këtë moment”, u shpreh aktorja.
Në Ditën Botërore të Teatrit, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka ndarë Çmimin Vjetor për Vepër Jetësore dhe çmimet të tjera për teatër. Aktorja Myrvete Kurtishi është laureate e çmimit për Vepër Jetësore sivjet, në bazë të vlerësimit të jurisë profesionale, me motivacionin `një jetë kushtuar teatrit`.
Çmimi ka edhe shpërblim financiar në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër në vlerë prej 5000 eurosh.
“Ndoshta kisha dalë para një mijë personash për ta dhënë shfaqjen, pa m’u dridhur duart dhe goja, por kjo është sakrifica ime për dyzetë vjet”, tha ndër të tjera aktorja Kurtishi, e cila falënderoi të gjithë bashkëpunëtoret që e kanë përkrahur gjatë gjithë karrierës së saj për katër dekada.
“Falënderoj edhe publikun tim, i cili më ka rritur, më ka krijuar, më ka frymëzuar dhe më ka sjellë deri në këtë moment”, u shpreh aktorja.
Çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” për shfaqjen “Armiku i Popullit”, shfaqje me regji të Fatos Berishës.
Ndërkaq, çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Ata që ikin”. Të dy çmimet shpërblehen me vlerë monetare me nga 2500 euro secili.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten












