Lajme
Akuza të rënda në Gjenevë: Dy burra në gjyq për financimin e xhihadistëve kosovarë
Dy burra nga Gjeneva, të akuzuar për financimin e një grupi terrorist kosovar, po përballen me gjykimin në Gjykatën Penale Federale të Zvicrës. Prokuroria kërkon dënime të rënda: 9 vjet burg për të akuzuarin kryesor, i prezantuar si udhëheqës i degës së Gjenevës të grupit, dhe 9 vjet e gjysmë për bashkëpunëtorin me dy shtetësi, transmeton albinfo.ch.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë dërguar rreth 80,000 franga zvicerane për një celulë xhihadiste në Kosovë dhe kanë mbledhur fonde për blerjen e armëve. I akuzuari kryesor pranoi radikalizimin e tij dhe lidhjen me ideologjinë e ISIS, ndërsa bashkëpunëtori e konsideron përfshirjen e tij të kufizuar. Të dy kanë pranuar disa nga akuzat dhe shprehin keqardhje për veprimet e tyre, përcjell tutje albinfo.ch.
Prokuroria thekson se grupi “Frëria e Vitisë” plotëson të gjitha kriteret ligjore për organizatë terroriste: strukturë të organizuar, rekrutim, komunikim sekret dhe qëllime me rrezik të lartë. Dita e ardhshme e gjykimit do t’i kushtohet mbrojtjes nga avokatët e të akuzuarve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













