E-Diaspora
Akuzat e tjera për Loredanën
Edhe fotografja dhe ish-shoqja e saj e kanë akuzuar se i ka mashtruar së bashku me vëllain e saj
Reperja nga Kosova, Loredana Zefi, u intervista dje nga policia zvicerane dhe më pas u lirua. Por, hetimet ndaj saj dhe vëllait të saj do të vazhdojnë nga Policia e Luzernit. Loredana akuzohet se ka mashtruar një çift, duke i marrë 700 mijë franga, derisa vëllai i saj 200 mijë, përcjell albinfo.ch.
Por, akuzat ndaj saj po shtohen me të tjera histori. “20min.ch” ka publikuar dëshminë e një fotografeje, sipas të cilës Loredana Zefi dhe vëllai i saj i kanë vjedhur kartën e kreditit dhe në fund reperja e ka kërcënuar me një armë. Fillimisht ajo thotë se janë njohur me Loredanën gjatë një klipi të Ylli Limanit, ku ajo e ftoi të bashkëpunonin. “Fillimisht ishte e ngrohtë dhe e afërt”, shpjegon Dorentina, fotografja që i referohet media zvicerane, përcjell Albeu.com.
“Pas një dite të tërë fotografish, ishim të lodhura dhe shkuam të flinim tek apartamenti i vëllait të Loredanës. Aty fjeta dhe më pas zbulova çfarë kishte ndodhur”, vijon ajo. Për vjedhjen e të dhënave të kartës së Dorentinës për njërin prej vëllezërve të Loredanës, të cilit gazeta ia fsheh emrin dhe e quan Qëndrim, ka vendim gjykatë duke u dënuar me 560 franga gjithsej. Me kartën e Dorentinës, vëllai i Loredanës kishte luajtur kumar dhe kishte blerë një biletë avioni Zvicër-Kosovë.
Kur Dorentina është kthyer në vendin e banimit kuptoi se karta i ishte bllokuar nga banka për shkak të luajtjes në lotari. “Më pas shkova të përballesha me të, por ajo kishte një pistoletë në çantë dhe më tha se më parë duhej të isha dikush që të punoja me të. U tremba shumë”, tregon Dorentina sipas “20min.ch”.
Akuza edhe më herët
Në verën e 2017, një ish mike e Loredanës e pati denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj.
Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes të cilat shpinin në Zvicër tek Loredana.
Esa Vokshi, ka treguar historinë e saj në lidhje me këngëtaren dhe vëllain e saj. “Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë. Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale.
Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro”, ka treguar ajo, duke akuzuar këngëtaren nga Kosova që jeton në Zvicër, transmeton ‘prive.al’.
Karriera
Por, kjo mund të ndikojë edhe në karrierën e saj. ‘20 minuten’, ka marrë një deklaratë nga menaxherja e muzikës Oli Rosa e cila tha: ‘Loredana tashmë ka kaluar në një ‘mjedis’ tjetër dhe i ka ndodhur diçka që nuk duhet dikujt t’i ndodh dhe nëse dënohet dhe këto akuza janë të vërteta atëherë pa dyshim se do ta dëmtojë në karrierë’. Elia Binelli, themelues i revistës ‘Lyrics’, thotë: ‘Loredana nëse dënohet atëherë ajo nuk mund të publikojë këngë dhe kështu mund edhe t’i përmbyset karriera’.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













